Bota

Mijëra qytetarë në Francë, Zvicër dhe Itali protestojnë kundër vendosjes së' Green Pass'

1 Gusht 2021, 10:47| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 13:50

  • Share

Për të tretën fundjavë radhazi të paktën 200,000 persona në të gjithë Francën kanë protestuar kundër vënies me detyrim të pasaportës së vaksinimit për të frekuentuar ambiente të mbyllura si kafe, restorante, muze e të tjera.

Vetë në protestën e organizuar në Paris, morën pjesë rreth 15 mijë, ku demonstrata u përshkallëzua në përplasje me policinë.

Shkalla e vaksinimit në Francë mbetet relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera në BE dhe një në katër qytetarë mbështet protestuesit, pavarësisht rritjes së rasteve të të infektuarve.

Protesta kundër Green Pass pati edhe në Zvicrën Fqinje, ku në Lucern më shumë se 4,000 qytetarë protestuan kundër vaksinimeve dhe kufizimeve. 

Një aksion i ngjashëm u zhvillua në Gjenevë. Njëjtë si në Francë, demonstruesit pohojnë se detyrimi i vaksinimit përmes vendosjes së kufizimeve është një shkelje e lirive civile.

Dy protesta kundër vendosjes së kufizimeve nga qeveria për të pa vaksinuarit u zhvilluan edhe në Romë . 

Njëra u organizua nga grupet politike dhe tjetra nga pronarët e bareve dhe restoranteve. 

"Green Pass"  do të kërkohet nga 6 gusht për të hyrë në kinema, muze, pishina të mbyllura ose stadiume si dhe për të frekuentuar kafenetë dhe restorantet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?