Menjëherë pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, për ngordhje shpendësh në subjektin “Rea’s” shpk, shërbimi veterinar nga Sektori i Veterinarisë Durrës, është paraqitur dhe ka vendosur në karantinë fermën e kësaj kompanie.
Ka marrë mostra zyrtare dhe i ka dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.
Aktualisht strukturat Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke kryer hetimin epidemiologjik, të rastit.
Subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësisë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.
Gjithashtu, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën:
Ka lënë në fuqi Urdhrin për rritjen e masave të Biosigurisë;
Ka njoftuar 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre;
Ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Ka njoftuar Autoritetin Kombetar te Ushqimit per rrijen e vigjilences dhe marrjen e masave.
Komente

Dhe sigurohuni mire me fakte qe shpendet e ngordhur jane asgjesuar ne menyren e duhur.Nuk duhet te perseritet historia e mandarinave.
Përgjigju