Sociale

PAMJE ME DRON/ Mijëra besimtarë në pelegrinazhin e Shna Ndout në Laç: Lutemi për gjithçka! Dodaj: Natë e madhe për çdo shqiptar (VIDEO)

12 Qershor, 20:38| Përditesimi: 13 Qershor, 18:19

  • Share

Mijëra besimtarë kaluan natën në Kishën e Laçit për të kremtuar ditën e Shna Ndout. Prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes së 12 qershorit mijëra pelegrinë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për kremtimin e kësaj feste. 

Pelegrinazhi, që zhvillohet çdo të martë gjatë 13 javëve të fundit, kulmon me festimet në datat 12 dhe 13 qershor, kur besimtarët vijnë për të kërkuar ndihmë hyjnore, për të bërë lutje, apo për të falënderuar Shna Ndoun për ndërmjetësimin e tij. Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor. Ata thonë se luten për gjithçka.

"Lutemi për gjithçka. Kemi dëgjuar dhe për mrekulli.", thotë një besimtare.

Një tjetër besimtare shprehet se është një vend që i jep shumë besim.

"Edhe unë kam ardh nga Durrësi, jam nga Mirdita me origjinë. Kam ardhur ta kaloj natën këtu. Kam ardhur për lutje, për fëmijët, për familjen, për të gjithë besimtarët, për ata që janë brenda dhe jashtë vendit. Kam shumë besim te ky vend, vetëm të mira më ka sjellë. Nuk jemi lart, lart po jemi lart se jemi shëndosh, jemi mirë", shprehet ajo. 

Për Kryeipeshkvin e Kishës Katolike Arjan Dodaj, kjo ditë është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët që kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout.  

"Unë jam shumë i lumtur që është natë e madhe për mua dhe dëshiroj që të jetë një natë e madhe për çdo shqiptar që do të ndjekë. Kur isha i vogël, 35 vite më parë. Takimi i parë, eventi i madh fetar në Shqipëri ka ndodhur në këtë datë, më 12 qershor, në natën e Shën Ndojit më 12 qershor 1990. Edhe me ardh këtu pas 25 vitesh është një ngushëllim i jashtëzakonshëm."-tha Dodaj

Tradita e këtij pelegrinazhi është thellësisht e rrënjosur në besimin popullor, dhe çdo vit mbledh një numër të madh besimtarësh që dëshmojnë për përkushtimin dhe shpresën që lidhet me figurën e Shna Ndout.

 
 
 

 

 

Ora 22:55
Nata e Shna Ndout në Laç, besimtarët për Report Tv: Ky vend na jep besim të madh! Kemi dëgjuar dhe për mrekulli

 

Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e Shna Ndout në Laç. Disa prej tyre kanë folur dhe për kameran e Report Tv me gazetarë Elvis Hilën. Ata shprehen se do e kalojnë natën e shenjtë të 12 qershorit pranë kishës, se besojnë se ai vend jep fat dhe bën mrekulli.

Hila: Ju do flini sonte këtu? Nga keni ardhur?
Besimtarja: Po, nga Durrësi, kam ardh me familjen. Edhe lutemi për gjithçka. Kemi dëgjuar dhe për mrekulli.

Një tjetër besimtare shprehet se është një vend që i jep shumë besim.

Besimtarja: Edhe unë kam ardh nga Durrësi, jam nga Mirdita me origjinë. Kam ardhur ta kaloj natën këtu. Kam ardhur për lutje, për fëmijët, për familjen, për të gjithë besimtarët, për ata që janë brenda dhe jashtë vendit. Kam shumë besim te ky vend, vetëm të mira më ka sjellë. Nuk jemi lart, lart po jemi lart se jemi shëndosh, jemi mirë.

Nga ana tjetër një besimtar tjetër thotë se lutjen e vetme në këtë natë e ka për të afërmit.

Besimtari: 'Të jemi të gjithë mirë bashkë me kalamajtë dhe njerëzit tonë. Të kemi shëndet. Në këtë natë të shenjtë.’

 

 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?