Mbrëmja e dytë e MIK Festival solli në skenën e Teatrit të Korçës një repertor të pasur artistik, në nder të tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.
Surprizë për publikun ishte ngjitja në skenë e Anthony Çakos, nipit të tenorit, i cili interpretoi përkrah nënës së tij, sopranos Inva Mula, e cila u shpreh shumë e emocionuar.
“Gaqo ishte disiplinë, punë e madhe, seriozitet, sa herë këndoja para tij ndihesha shumë keq, pasi gjithmonë më dukej sikur asnjëherë s’do më thoshte të lumtë”.
Emra të spikatur të muzikës klasike u bënë bashkë për të interpretuar vepra të zgjedhura që mbartin gjurmën e mjeshtrit.
Mes tyre edhe dirigjenti i njohur Eno Koço.
Pas 32 vitesh larg skenës shqiptare, sopranoja Tatjana (Kora) Elmazi, e njohur për rolin e saj në “Karnavalet e Korçës”, zgjodhi këtë mbrëmje për të nderuar mësuesin e saj artistik, Gaqo Çakon.
“Ishte korrekt, rigoroz, kërkonte gjithmonë më shumë, nuk kënaqej asnjëherë me atë që bëje, pasi kërkonte gjithshnjë më shumë”.
Tenori i ri Xhoiden Dervishi, i cili ndonëse zhvillon karrierën jashtë vendit, e konsideron figurën e Çakos si një pasuri kombëtare.
Nën tingujt e Orkestrës Sinfonike të Forcave të Armatosura, në skenë u ngjitën edhe emra si Kastriot Tusha dhe Gjergji Mani, në një natë ku Korça përkujtoi me dinjitet dhe krenari birin e saj, Gaqo Çako.
Komente

Bravo Korca lule!
Përgjigju