Mike Pence në kampin MEK në Shqipëri: Amerika është shtëpia e iranianëve

23 Qershor 2022, 19:49| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 19:51

  • Share

1656006701_1656006689Screenshot11.jpg

Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence në fjalën e tij ka treguar mbështetjen për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit.

“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme.  Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjidhen SHBA si vendin e tyre pas 1989 pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë”, tha Pence.


Lajmi kryesor:

Zëvendëspresidenti Mike Pence viziton Ashraf 3, zhvillon bisedime me Presidente e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi! Të pranishëm Kryemadhi, Balla dhe nga PD Alibeaj


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?