Mike Tyson

Mike Tyson në telashe, akuzohet për përdhunim në vitin 1990! 5 milionë dollarë dëmshpërblim

25 Janar 2023, 16:09| Përditesimi: 25 Janar 2023, 16:10

  • Share

Legjenda amerikane e boksit, Mike Tyson është paditur nga një grua për përdhunim në fillim të viteve 1990-të. Akuzuesja ka paditur Tyson sipas "aktit të New Yorkut për të rriturit e mbijetuar", teksa kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gruaja, e cila nuk u identifikua, tha në një deklaratë nën betim se pranoi një ftesë nga Tyson për të shkuar në një festë me një limuzinë. Megjithatë, sipas Sport Illustrated, ajo pretendon se Tyson e "përdhunoi dhunshëm" kur ajo hyri brenda në makinë. Ajo shtoi se ka “përjetuar vuajtje ekstreme emocionale, pa u kufizuar në makthe,  apo sulmet e panikut”.

Në majin e 2022, në SHBA u miratua ligji për "aktin e të rriturve të mbijetuar nga përdhunimi", që u lejon atyre mbi 18 vjeç të padisin abuzuesit e tyre të dyshuar, pavarësisht se kur ka ndodhur abuzimi. 56 vjeçari Tyson kaloi tre vjet në burg gjatë vitet 1990 për përdhunim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?