Pas humbjes 1-0 nga Interi në Champions League, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli pas ndeshjes dhe tha se ishte i zhgënjyer nga arbitrimi. Goli i vetëm i ndeshjes u shënuar nga Calhanoglu me 11 metërshin në minutën 45+3, ndërsa Arteta nuk është dakord me vendimin, aq sa nuk është dakord me penalltinë mos dhënë ekipit të tij.
“Sot mund të shënonim dy gola. Arbitrimi? Nuk e kuptova penalltinë për Interin dhe nuk e kuptova përse nuk na u dha një penallti kur Merino u godit në fytyrë. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë sa i përket kësaj. Për fat të keq duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë përpara. Me këtë lojë mund të shkojmë direkt në përballjen kundër Chelsea dhe të fitojmë”, ka deklaruar Mikel Arteta.
Fundjava gjen një derbi në Londër dhe Arsenal do duhet të lërë pas dështimin në Milano.
Se kuptoj ky qe lojtari tij e kapi me dore topin ?
Përgjigju