Martin Odegaard duke çaluar

Mikel Arteta konfirmon dëmtimin e rëndë, Martin Odegaard mungon gjatë për Arsenalin

20 Shtator, 16:00| Përditesimi: 20 Shtator, 16:04

  • Share

Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard pritet të rikthehet në fushë në fundin e muajit tetor. Norvegjezi pësoi një lëndim me kombëtaren në Ligën e Kombeve, diçka që duket më e rëndë nga sa u mendua.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka konfirmuar se lëndimi i kapitenit Odegaard është më i rëndë se sa pritej në fillim.

“Skanimi tregoi se ai ka disa dëmtime, veçanërisht në një nga ligamentet në kyçin e këmbës. Nuk dua të jap një afat kohor sepse nuk jam mjek, por është diçka shumë domethënëse, kështu që do ta humbasim për një kohë të gjatë. Shpresojmë jo muaj. Le të shohim”, deklaroi Arteta.

Odegaard pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës. Fillimisht, ai pritej të ishte jashtë për rreth tre javë, por ai mund të rikthehet Arsenalit vetëm pas pushimit të kombëtareve në tetor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?