Ish oficeri i policisë Fadil Mema

‘Mikeshë e Çapjave’, gjyqtarja me pasuri përrallore Zamira Vyshka që u arrestua nga SPAK u denoncua nga Fadil Mema para se të vritej: U mbylli dosjen e një vrasje  

23 Korrik 2022, 18:58| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 19:05

  • Share

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 4 mijë USD ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri. Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë dhe nuk është rastësi që ka rënë në duart e SPAK-ut. 

Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre. 

Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993. 

“Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. …gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”, ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana.

Fadil Mema ka rrëfyer se “më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin Ardian Ibrahimi, kam shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e Ardianin që të bërtasë “na vranë”. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja”. Në këtë moment i kam thënë “o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën”.

Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. “Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja”. 

Fadil Mema i ka rrëfyer Xhevat Hanës se më vonë e ka ndryshuar dëshminë, duke mohuar se ka parë Florenc Çapjan me automatik, me qëllim për të normalizuar raportet me Çapjat. Akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” ndaj Florenc Çapjas u pushuan në vitin 2020 nga Gjykata e Apelit Durrës. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi t'i shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi u ekzekutua në vitin 2015 në Itali.

Pasuria e Zamira Vyshkës

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka deklaron në një pasuri me vlerë qindra mijëra euro. Gjyqtarja ka deklaruar një shtëpi dykatëshe dhuruar nga babai si dhe një shtëpi tjetër me tre kate me vlerë 10 milionë lekë. Gjyqtarja deklaron edhe një objekt dy kate me sipërfaqe 628 m2 si dhe objekti me sipërfaqe 1257 m2 dhe trualli 4900 m2 në bashkëpronësi.

Gjyqtarja deklaron rreth 200 mijë euro llogari bankare, depozita bankare dhe obligacione. Deklaron në bashkëpronësi troje si 338.6 m2, 390 m2, 472 m2, 24 m2, 140 m2, 500 m2, 160 m2, 100 m2, 166 m2, 390 m2, 476 m2, 390 m2, 140 m2, 500 m2 dhe 160 m2. Ullishte dhe 13 mijë m2 tokë bujqësore në bashkëpronësi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 24/07/2022 10:17

    Zamira Vyshka eshte pronare e nje hoteli ne Himare. E di gjithe Elbasani qe si ka mbyllur ceshtjen e nje " arixhiu" i cili bente trafik heroine per llogari te XX nga Turqia duke sjelle konfeksione per nje rrobaqepsi tek vendi qe ne Elbasan quhet Tri Urat dhe mos u merrni me ullishtet qe jane trashegimi per cdo familje te Elbasanit. Zonja Vyshka eshte shembulli tipik i nje karriere llumi. Kjo eshte Mirela Kumbaro e Drejtesise.

    Përgjigju
  • Adile Frasheri: 24/07/2022 03:50

    Uroj te marre denimin ate qe meriton.

    Përgjigju
  • BENI: 24/07/2022 01:53

    SHTETI I KA LEJUAR KETA CAPJAT E TE TJERET TE BEJNE CORAP ELBASANIN DHE QYTETETET E TJERA,,,PO TE DONTE SHTETI JA FUSTE TE DYJA KEMBET NE NJE KEPUCE......

    Përgjigju
  • Adile Frasheri: 24/07/2022 01:33

    Nuk e di si mund ta kete emrin "gjyqtare" nje person i tille, eshte MONSTER me kuptimin e plote te fjales, denimi me burg nuk ben pune ajo meriton te varet.

    Përgjigju
  • Eli: 23/07/2022 22:20

    Zamira Vyshka esht vetem nje, gjykata e Elbasanit asht mush me horra e rrugaçe. Asht Pajtime Fetahu super moster.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/07/2022 21:20

    YP Xhixhi

    Përgjigju
  • Eri: 23/07/2022 20:14

    Nje i vdekur qe i ka treguar nje te vdekuri histori per armiqte e klanit L.Ç/S.T... Tirane- Elbasan-Durres..... kush e di nese do dale dikush te hetoje tamam per intrigat qe prodhohen ne segmnetin Kukes-Diber-Elbasan-Durres-Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?