Kronikë

Mikpritën delegacionin Olimpik shqiptar në Tokio, Veliaj: Grupi Parlamentar Japoni-Shqipëri, urë lidhëse mes kombeve tona

3 Gusht 2021, 10:22| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 10:27

  • Share

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar mikpritjen që i është bërë në Tokio delegacionit Olimpik shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike 'Tokyo 2020'. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shpreh falënderime për Grupin Parlamentar Japoni-Shqipëri, për kontributin e dhënë, ndërsa i cilëson si një urë lidhëse mes dy kombeve tona.

“Faleminderit Shkëlqesisë së tij Minoru Kiuchi për mikpritjen e Shqipërisë në Tokio për Lojërat Olimpike. Grupi Parlamentar Japoni-Shqipëri është një urë e madhe lidhëse midis kombeve tona”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa poston edhe foto nga takimet e zhvilluara.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur rezultate të larta përmes sportistëve të saj në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë, duke u renditur tek 10 më të mirët në botë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?