Mikpritja e ngrohtë në 'shtëpinë e dëborës', turistët të magjepsur nga Voskopoja: Na pëlqen çdo gjë (VIDEO)

12 Janar 2020, 17:28| Përditesimi: 12 Janar 2020, 19:13

  • Share

KORÇË- Voskopoja duket se është kthyer në magnetin që tërheq turistët përgjatë gjithë vitit, jo vetëm për natyrën , klimën, kulinarinë, por edhe për traditën, kulturën e historinë mbresëlënëse që ka kjo zonë.

Bora e cila është kthyer për të disatën herë përgjatë stinës së dimrit ka sjellë një "bum" vizitorësh edhe këtë fillim viti .

Rrugicave të fshatit përveçse petkut të bardhë të borës i është shtuar gjallëria e atyre që kanë zgjedhur si destinacion fshatin më me famë në juglindje të vendit.

Për turistët kjo zonë nuk ka të krahasuar pasi përveç larmishmërisë së elementeve të natyrës, gjejnë ushqimet tradicionale të amvisave voskopojare, ndërtesat me stilin e veçantë arkitekturor, kishat që përcjellin historinë e lashtë dhe kulturën që është rrënjosur ndër shekuj në këtë zonë.

"Nga Vlora, hera parë që vij në Korçë. Kemi ardhur që dje. Më pëlqen shumë natyra, ndërtesa qenka bërë shumë të bukura.

Nga Elbasani, hera parë që po vijmë. Duket shumë bukur, për fat ka rënë borë. Ushqimet bio, të gjitha tradicionale, shumë të mira. Do ua rekomandoja dhe miqve.

Nga Elbasani, nuk është hera e parë. Më pëlqen ambienti, natyra shumë bukur", thanë disa nga turistët.

Duke u ndërthurur plot harmoni, tradita, historia, kultura, bukuria e natyrës dhe sigurisht mikpritja e ngrohtë, e bëjnë Voskopojën përgjatë dimrit kryeqendrën e turizmit malor në juglindje të Shqipërisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?