Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, bëri edhe batuta, teksa tha se profesioni i parë i shqiptarëve është mikpritja. Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur dje, ai tha se mikpritja në vendin tonë është “feja” që bashkon myslimanë e të krishterë.
“Së pari, profesioni i parë që kemi si shqiptarë është mikpritja. Pra nëse nuk do të pyesni mikpritësin, do të ishte pa punë. Mikpritja në Shqipëri ëshë feja që na bashkon myslimanë, të krishterë që bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Papa Françesku qoftë bekuar kur erdhi këtu tha se kjo nuk është e zakonshme, pore vëllazëri fetare. Secili ka mënyrën e vet se si e sheh zotin por të gjithë ne kemi bindje që na përbashkon dhe është e vulosur në kanunin tonë të mesjetës ku thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Duke qënë se zoti nuk shfaqet, miqtë vijnë dhe shfaqen për të. Pra ju jeni të trjatuar si perëndi. Kur troket në derë është vullneti i dorës, dhe kushdo që është aty pas dere, duhet ta presësh brenda qoftë edhe armik. Kështu që kjo është diçka që e besoj vërtetë që është nder i madh që ju mikpresim këtë forum të gjithë të ftuarit që janë këtu. Dhe do të bëjmë maksimumin që t’ju bëjmë të kthehemi. Diçka e ngjashme erdhën edhe dje.", u shpreh ai.
Kryeministri vijoi më tej duke thënë se kur mbështeti idenë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ide e presidentit francez, të gjithë ishin skeptikë. Ai tha me batutë se në fillim të tjerët mendonin se po “punonte” për presidencën franceze për të sabotuar idenë e zgjerimit.
“Kur e mbështeta idenë e KPE, shumë vende që nuk ishin në fillim dakord dhe menduan se ishte ajo hileja tipike franceze për të ofruar një djathë tjetër, pa të dhënë atë djathin që kërkon, menduan se në një farë mënyre pas kaq shumë vitesh po dilja si një aset i rekrutuar nga francezët dhe që punoja në emër të presidentit për të sabotuar zgjerimin dhe nxitur idenë e KPE. Ky ishte samiti i 6, dhe gjithçka ndryshoi.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Forumi Ekonomik në Tiranë/ Macron thirrje: Investoni në Shqipëri, ka udhëheqje të fortë, së shpejti në BE! Rama: Një epokë e artë mund të çelet edhe për Evropën
Xh.D/I.M/ReportTv.al
