Michael Schumacher

Sport

Miku që s’e braktisi kurrë, ish-drejtuesi i Ferrarit tregon gjendjen e Schumacher

5 Shkurt, 14:12| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:14

  • Share

Prej dhjetorit 2013 shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher vijon të jetë ‘në hijë’ dhe asnjë dalje publike nuk ka për të. Qoftë edhe një foto e vetme nuk qarkullon për gjermanin i cili u aksidentua në Alpet e Francës duke bërë ski.

Gjermani, i cili mbante helmetë në momentin e aksidentit, u largua nga spitali në shtator të vitit 2014 për të vazhduar kurimin në shtëpi.

Familja e tij e ka ruajtur rreptësisht privatësinë dhe ka pasur pak përditësime të publikuara në lidhje me Schumacher ose gjendjen e tij. Vetëm një rreth i vogël i brendshëm njerëzish lejohet të shikojë Schumacher, me një prej tyre ish-drejtorin e ekipit të tij Ferrari, Jean Todt.

Në një intervistë për italianen La Republiça, Todt u pyet për Schumacher dhe zbuloi se ai ende e viziton atë rregullisht.

“Familja ka vendosur të mos i përgjigjet pyetjes (për gjendjen e tij). Një zgjedhje që unë e respektoj. E shoh rregullisht dhe me dashuri, atë dhe familjen e tij. Lidhja jonë shkon përtej punës së kaluar. Është pjesë e jetës sime, e cila sot është shumë larg nga Formula 1’’, tregoi Todt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?