Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se ishte nderuar nga Rajoni i Venetos në Itali, me çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë" për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik. Por sipas avokat Spartak Ngjelës çmimi i marrë nga Meta jepet nga një fondacion italian Foedeus që kryesohet nga Mario Baccini, pjesë e tij është edhe miku i vjetër i Sali Berishës Franco Fratini.
"Meta na paska marrë një çmim fantazëm. Vjet e ka marrë këtë çmim Aleksandër Vuçiç. E kuptoni ku jemi?
Ky çmim që ka marrë emrin e Luanit të Artë të Venedikut, i cili jepet për filmin më të mirë, është regjistruar në vitin 2017 me të njëjtin emër, por si Luani i Artë për Paqe. Sigurisht që nuk ka lidhje me çmimin e filmit të cilit i ka përvetësuar emrin. Ky çmim që ka marrë Meta drejtohet nga Fondacioni Italian Foedeus që kryesohet nga Mario Baccini: pjesë e tij është edhe miku i vjetër i Sali Berishës Franco Fratini.
Nuk ka të dhëna nëse është ndarë në vitin 2017 ky çmim, por në vitin 2018 ky çmim i është ndarë Aleksandar Vuçiçit, por, në emër të tij, më 1 dhjetor 2018 e ka tërhequr ambasadori i Serbisë në Romë Goran Aleksiç. Fituesi i dytë i çmimit është Ilir Meta.
Po ku mund të pyesë drejtësia e re nga çmimet fantazmë! Meta do të shkojë drejt gjykimit për shkelje të kushtetutës, është mirë ta marrë me vete edhe medaljen e çmimit, se mund të ketë lehtësira...", shkruan Ngjela.
Me të njëjtin çmim një vit më parë është vlerësuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Mediat e Beogradit e akuzuan se ai kishte paguar 75 mijë euro për të.
Komente

Ky është ”qmim” i porositur i paguar për t’ua mbyllur sut atyre që nuk kuptojn më lart se hunda e vet. atyre...!
PërgjigjuHinglateri ka te drejte avukat bajga Po bajge do te mbetet
PërgjigjuBajga mbetet bajge
Përgjigju