Morata-Higuain

Milan dhe Chelsea mbyllin gjithçka për Higuain-Morata, Barcelona dështon për Matias de Ligt

25 Dhjetor 2018, 15:17| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 15:24

  • Share

Milan dhe Chelsea nga fjalët kanë kaluar te veprat pasi sipas mediave italiane janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen e shkëmbimi Higuain-Morata. Sipas “Mediaset” Leonardo dhe Marina Granovskaia, të cilët kanë mbajtur bisedime prej disa javësh edhe për Bakayoko-n dhe Fábregas, kanë konkluduar dy skenarë për të finalizuar marrëveshjen. 

Skenari i parë e çon Higuain në huazim që në muajin janar te Chelsea me opsionin për të blerë përfundimisht në qershor, për sa kohë edhe Juventusi pajtohet, ndërsa Morata do të luajë i huazuar te kuqezinjtë për 18 muaj. Ndërkohë skenari i dytë parashikon fillimisht shkëmbimin e lojtarëve për një periudhë 6-mujore, më pas finalizim të marrëveshjes në qershor pa ndonjë përfitim ekonomik me kushtin e vetëm që Milan t’i paguajë Juventusit 36 mln eurot për të cilat ka rënë dakord merkaton e verës së kaluar.

Barcelona ndërkohë duket se është dorëzuar për afrimin e qendërmbrojtësit Matias de Ligt, I cili pak ditë më parë fitoi çmimin “Golden Boy”. Burime nga klubi katalanas i kanë thënë gazetës spanjolle “AS” se “19-vjeçari mund të përfundojë te Bayern-i në Gjermani ose te Juventusi në Torino”. Kjo pasi ata kanë bërë gjithçka, por e kanë patur të pamundur për të bindur agjentin Mino Raiolo, i cili mbi të gjitha i jep përparësi përfitimeve ekonomike se sa dëshirës së lojtarit i cili publikisht ka deklaruar se dëshiron të transferohet te Barcelona. Një tjetër fakt që të jep siguri për dështimin e këtij transferimi është se katalanasit vetëm pak ditë më parë siguruan shërbimet e mbrojtësit kolumbian të Valnecias Jeison Mourillo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?