Lojatët e ekipit të Milanit

Milan fiton thellë me Fiorentinën, Napoli rrëzon Crotonen

20 Maj 2018, 20:18| Përditesimi: 20 Maj 2018, 20:35

  • Share

Milan ka fituar thellë në ndeshjen e fundit të Serie A për këtë sezon, duke siguruar vendin e gjashtë dhe pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm. 

Kuqezinjtë e Gattuso-s kanë mposhtur Fiorentinën në shifrat 5-1, ndeshje që u zhvilluar në “San Siro”. Edhe pse Milan pësoi gol i pari, kur Simeone (djali i Diego Simeones), përmbysja erdhi që në fraksionin e parë.

Calhanoglu dhe Cutrone, në minutën e 23-të dhe 42-të, gëzojnë tifozët kuqezi në pjesën e parë. Sa fillon e dyta, Kaliniç çon shifrat në 3-1. Ndeshja thuajse mbyllet me golin e katërt të Cutrones në minutën e 59-të. Për të kompletuar fitoren me “5 yje” mendon Bonaventura, teksa në minutën e 76-të mbyll ndeshjen 5-1.

Ndërkohë, Napoli i vendit të dytë fitoi 2-1 ndaj Crotone-s dhe kjo skuadër do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm.  Shpëtuan Chievo, Cagliari, SPAL dhe Udinese që fituan në fushat e tyre, përkatësisht ndaj Benevento-s, Atalanta-s, Sampdoria-s dhe Bologna-s.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?