Sport

Milan hedh grepat, Sanches pret me krahë hapur: Jam gati, mungon vetëm oferta

23 Nëntor 2021, 16:02| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 16:03

  • Share

Nuk ka dy pa tre. Kjo shprehje nuk mund të rrijë më mirë se sa në aksin Lil-Milano. Bëhet fjalë për skuadrën e Ligue 1 Lille dhe Milanin në Seria A. Kjo e fundit pas Rafel Leao dhe portierit Mike Maignan po tenton të rrëmbejë edhe mesfushorin Renato Sanches.

Mediat në Francë shkruajnë se portugezi po e pret me padurim këtë mundësi.

“Unë e di vetëm se jam gati, nëse vjen oferta”. Kuqezinjtë mund të përpiqen të paraprijnë zbarkimin e tij në Milano që në merkaton e janarit, muaj në të cilin ekipit të Piolit do t’i mungojnë Kesi dhe Benaser të impenjuar në Kupën e Afrikës.

Kartoni i Sanches vlen rreth 30 milionë, por duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale (në skadencë pas një viti) ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak ndërsa rroga e tij mund të prekë në 5.5 milionë euro.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?