Derbi i fundit në Seria A

Sport

Milan kërkon të ringrihet, Interi do hakmarrjen! Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol

2 Shkurt, 12:01| Përditesimi: 2 Shkurt, 12:05

  • Share

Me një interes të jashtëzakonshëm, sonte duke nisur nga ora 18:00 në San Siro, do të luhet derbi i dytë sezonal i Seria A mes Milanit dhe Interit. “Djalli” që vjen pas një periudhe tepër të vështirë, sidomos pas humbjes me Dinamon në Champions, por edhe situatës jo të mirë në kampionat, do të tentojë të ringrihet edhe njëherë përballë Interit, që në fazën e parë u befasua duke u mposhtur 2-1. Një situatë që u përsërit edhe në Superkupën e Italisë, ku ‘djalli’ i Conseicaos e përmbysi Interin nga 0-2 në 3-2.

Te Interi ndërkohë, pa shumë zhurmë, kanë bërë gati hakmarrjen. Një ndeshje ku do synohet fitorja jo vetëm për të kënaqur kampin dhe tifozët zikaltër, por edhe sepse është jetike në luftën për titull. Mediat italiane kanë raportuar se nga minuta e parë pritet ta nisë Calhanoglu, i cili do të marrë vendin e Asllanit edhe pse vjen pas një dëmtimi të gjatë. Gjithashtu Inzaghi ka zgjedhur eksperiencën e Pavard para Biseck, ndërsa në sulm si gjithmonë do të jetë Lautaro-Turam.

Te Milani sonte pritet debutimi i Ëolker në mbrojtje, ndërsa vendin e Fofana, i cili mungon për shkak kartonash do ta marrë Benacer që do të mbështet nga Rijnerders dhe Musah. Në sulm Leao dhe Pulisic do të furnizojnë Abrahamin, ndërsa blerja e një ditë më parë Gimenez do ta ndjekë derbin nga tribuna.

Po sonte, por në orën 20:45 do të jetë një duel delikat për Napolin kryesues kundër Romës. Verdhekuqtë pasi siguruan kualifikimin në Europa League janë të lodhur, por duhet të bëjnë një sakrificë për t’u afruar me Europën përmes Seria A sidomos për të dëshmuar vazhdimësi, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Contes qëllim ka vetëm skudeton. Sonte synon fitoren e 8 radhazi, ndërsa për tia dalë i është kthyer pas një mungesë të gjatë mbrojtësi Boungiornio.

Ne.k./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?