Chrystof Piatek gjatë festimit të golit

Milan merr fitoren e pestë radhazi në “Seria A”, Piontek rikthehet te goli

10 Mars 2019, 10:45| Përditesimi: 10 Mars 2019, 10:48

  • Share

Milan ka marrë fitoren e pestë radhazi në “Seria A” pasi në javën e 27 të kampionatit ka mposhtur me shifrat 1-2 në transfertë Chievo-n e vendit të fundit. Në ‘Bentegoti’ ‘djalli’ fillimisht do të merrte avantazhin në minutën e 31 me mesfushorin Lucas Biglia i cili realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në ndeshjen e parë të aktivizuar nga fillimi pas dëmtimit të gjatë që la pas.

10 minuta më pas Chievo do të reagonte dhe do të rikthehente edhe një herë baraspeshën me shqiptarin Hetemaj që me kokë bëri të pavlefshëm zgjatjen e Donnarumma-s. Për të zjerrë ekipin e Gatusso-s me pikë të plota nga ky takim mendoi polaku Piontek, i cili u rikthye te goli pas 2 ndeshjesh. Me këtë fitore Milan mban përkohësisht të sigurtë vendin e tretë në “Seria A” dhe shkon i qetë në derbi kundër Interit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?