Sport

Milan e bën zyrtare, zgjat vetëm shtatë javë aventura e Giampaolo-s te 'djalli'

8 Tetor 2019, 19:51| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 19:55

  • Share

Marco Giampaolo nuk do të jetë më trajner i Milanit. Klubi kuqezi me anë të një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare ka lajmëruar se italo-zvicerani është larguar nga drejtimi i skuadrës. Edhe pse nuk thuhen arsyet shkak janë rezultatet e dobta që ‘djalli’ ka arritur në 7 javët e para kampionat.

Deri më tani Milan ka grumbulluar 9 pikë dhe renditet në vendin e trembëdhjetë, larg asaj që drejtuesit pretendonin në fillim të sezonit.

Ndërkohë mediat italiane kanë shkruar sot edhe për zëvendësuesin e Giampoalo-s që me shumë mundësi do të jetë Stefano Pioli, ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinës. Me Milanin Pioli do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 1.5 mln euro në sezon.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?