Re të zezë në Milanello për trajnerin Paulo Fonseca. 'Sportmediaset' bën me dije se drejtuesit e Milanit dhe konkretisht Zlatan Ibrahimovic ka nisur nga puna për të zëvendësuar trajnerin që në pesë javët e para ka vetëm një fitore me klubin që u bashkua në verë.
Humbja 1-3 në Champions League me përmbysje nga Liverpool ka "derdhur kupën" dhe pak ditë para derbit kundër Interit, te kuqezinjtë po mendojnë për trajnerin e ri.
Fonseca duket se do ketë derbin si shpëtim, ku një fitore do e mbante në punë, në të kundërt largimi është më shumë se i sigurt për ish-trajnerin e Romës dhe Lille.
Tanimë janë disa emra në listë, me Ibrën që pëlqen Edin Terzic, ish-in e Dortmundit. Një nga profilet është edhe Igor Tudor, ndërkohë që në listë janë edhe Thomas Tuchel e Maurizio Sarri.