Sport

Milan pa alternativë, Championsi kërkon fitoren kundër Atletico-s! Inter varet nga Shakhtar, në Angli përballen sheikët

24 Nëntor, 12:03| Përditesimi: 24 Nëntor, 13:12

Milan ka sonte shansin e fundit për të shpresuar sadopak për kalimin e grupit në Champions League. Për këtë ‘djalli’ i Stefano Piolit duhet të fitojë me patjetër kundër Atletico-s në Madrid, ndërsa duahet t’ia dale pavarësisht shumë mungesa siç është portieri Manjë, mbrojtësi Tomorri apo Ante Rebic. Gjithsesi Milanit nuk i mjaftojnë 3 pikët në rast se Liverpooli nuk bën detyrën në ndeshjen tjetër të grupit kundër Porto-s. Ky kombinim rezultatesh vlen vetëm për t’u futur në vallen e klasifikimit, pasi duhet përmendur fakti se Milan përballet me Atletico Madrid, një kundërshtar që ndeshjen e parë e mposhti 1-2 në Milano.

Jo pak e ndërlikuar do jetë edhe për Interin. Zikaltërit që aktualisht mbajnë vendin e dytë ne grupin D duhet të fitojnë me patjetër në orën 18:45 kundër Shakhtarit në Milano, pasi në të kundërt rrezikojnë jo pak në ndeshjen e fundit kur të udhëtojnë në Madrid kudër Realit. Skuadra që i cënon zikaltërit, me një pikë më pak në renditje, është Sherif Tiraspoli, që sonte luan përball Real Madrid, krysueses së grupit.

Grupi A ndërkohë rezervon superpërballjen mes sheikëve të Manchester City-t dhe Paris SG. Këta të fundit fituan ndeshjen e fundit falë Messi-t, ndërsa sonte City i Pep Guardiolës kërkon t’i kthejë reston. Nga kjo sfidë kërkon të përfitojë Club Brugge që nëse fiton ndaj Leipzig futet në valle për t’u kualkfikuar.

Në grupin C Ajaxi i kualifikuar udhëton në Stamboll për t’u përballur me Besiktas, ndërsa Sportingu pret Dortmundin në një ndeshje për vendin e dytë, pasi të dy skuadrat kanë nga 6 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?