Radoiçiç pronar i një kompleksi në Beograd, fqinj me kryeministren serbe Brnabiç

14 Mars, 20:42| Përditesimi: 14 Mars, 21:00

  • Share

Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe partner biznesi i Zvonko Veselinoviç, pasi u shpall në kërkim nga INTERPOL-i, i akuzuar si organizator i sulmit të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, u detyrua të linte vilën e tij në liqenin e Gazivodës dhe regjistroi vendbanimin e tij në një ndërtesë luksoze pranë stadiumit të Crvena Zvezdas.

Media “Nova” zbulon se Radoiçiç së bashku me bashkëshorten e tij Emën, është pronar i një kompleksi në Dedinje, në të cilin ndodhen dy objekte, si dhe një pemishte.

I njohur në masë nga publiku shqiptar si "marionetë" e Serbisë në veriun e Kosovës, ishte lënë në hije fakti ai bënte një jetë luksoze. 

Pas sulmit në Banjskë,  policia e Kosovës publikoi pamjet e vilës madhështore të politikanit serb, në liqenin e Gazivodës.

Radoiçiç së fundmi ka regjistruar vendbanimin e tij në Ulica Rajka Mitica, në një ndërtesë luksoze me disa apartamente, por nuk është pronar i asnjërës prej tyre.

Sipas "Hashtag" ai zotëron një kompleks në Dedinje, në rrugën Kneza Aleksandra Karagjorgjevića, në të cilin ka një sërë vilash luksoze. Në njërën prej tyre (në pronësi të shtetit) jeton edhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Duke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, në “pasurinë” e Radoiçiqit gjenden dy objekte. Siç thuhet, njëra ka një sipërfaqe prej 180 metrash katrorë, ndërsa tjetra 95 metra katrorë.

Po ashtu, në atë zonë ndodhet një pemishte e klasit të parë, sipërfaqja e së cilës është më shumë se 3000 metra katrorë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?