Mbrojtësi Milan Skriniar është përforcimi më i ri i Paris Saint Germain në Francë. Sllovaku, të enjten është prezantuar te skuadra e Ligue I, me të cilën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
28-vjeçari te Parisi është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të muajit të shkuar i skadoi kontrata me Interin. Skriniar prej vitit 2017 ishte pjesë e skuadrës së Interit, me të cilën fitoi 5 trofe, përfshirë këtu edhe një titull kampioni në Serie A.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. PSG është një nga klubet më të forta në botë me lojtarë të klasit botëror dhe tifozë fantastikë", tha slloveni.
Komento
soldi soldi soldi ....
Përgjigjumaledetto...dopo 1 anno tornera a chiedere di tornare di nuovo al I N T E R
Përgjigju