Milan vendos të ndahet nga Interi, stadiumin e ri e ndërton vetëm! Tre hipotezat për zonën

24 Shkurt 2023, 19:02| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 19:17

  • Share

Kanë kaluar gati 3 vite dhe stadiumi i ri i Milanos ende nuk ka gjetur konsensus. Për këtë arsye sipas ‘Gazetta dello Sport’ Milan ka marrë vendim që të largohet nga Inter dhe të ndërtojë i vetëm stadiumin e ri.

‘Djalli’ mbledh vetëm 40 mln euro nga stadiumi gjatë një sezoni dhe për t’u afruar sadopak me klubet e Premier League-s duhet patjetër ndërtimi i një impianti të ri. Për shkak të procedurave burokratike nga drejtuesit e bashkisë, por mbi të gjitha me problemet ekonomike që ka Interi, fondacioni ‘RedBird’ ka vendosur të investojë i vetëm.

Deri më tani janë 3 opsione se ku mund të ndërtohet. Më i mundshmi në Milanon veriore, në Sesto San Giovanni, një zonë industriale fort e pëlqyer nga presidenti Gery Cardinale, ndërsa më pas vjen bashkia e San Donatos, por të dyja opsionet janë jashtë Milanos. Opsioni i tretë, që ndodhet në qytetin e Milanos është ‘La Maura’, një pronësi prej 75 hektarësh që përdoret për garat e hipizmit, por që në këtë rast duhet gjetur një marrëveshje me pronarin aktual.

Ideja është që brenda 18 muajve të kenë filluar punimet dhe tani dashuria e Milanit për San Siro-n ka përdunduar. Stadiumi i vjetër për shkak të amortizimit prej disa vitesh ka kufizuar pjesmarrjen, duke e çuar në 75 mijë nga 80 mijë ulëse që ka gjithsej.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?