Sport

Milan zgjedh Luciano Spalletti-n, por teknikun larg 'djallit' e mban Inter-i

7 Tetor 2019, 17:23| Përditesimi: 7 Tetor 2019, 17:31

  • Share

Fitorja me zemër në dorë kundër Genoa-s nuk ka ndryshuar aspak mendjen e drejtuesve të Milanit që sipas mediave italiane kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Giampoalo. ‘Djalli’ ndodhet shumë larg pritshmëe pas 7 javëve të para pasi renditen në vendin e 13 me 9 pikë, ndërkohë që në katër javët e fundit ka marrë vetëm një fitore.

Profili i trajnerit që pëlqehet nga drejtuesit Boban dhe Maldini për të zëvendësuar Giampaolo është ish-trajneri i Interit Luciano Saplletti, veçse për të finalizuar marrëveshjen problem mbetet kontrata që tekniku nga Firence ka me zikaltërit.

Sipas ‘Sky Sport’ Spalleti ka rënë parimisht dakord për projektin e ‘djallit’, ndërsa tashmë pritet të gjehet gjuha e përbashkët me Interin, pasi Spalleti është në kontratë deri në vitin 2021 me një pagë 4.5 mln euro në sezon.

Për të bindur 60-vjeçarin Milan gjithashtu i ka ofruar atij një pagë të majme, ndërkohë që kontrata mes dy palëve pritet të nënshkruhet për tre vite. Në të kaluarën e tij përveç Interit Spalleti ka drejtuar edhe skuadra si Roma, Zenit Udineze dhe Sampdoria.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?