Igli Tare është duke bërë lëvizjet e fundit për të afruar një sulmues te Milani. Sipas medieve në Itali, drejtori sportiv shqiptar ka gjetur një akord me Chelsean për kalimin e Christopher Nkunku në Serie A. 'Blutë' e Londrës duket se janë bindur nga 35 milionë eurot e ofruara nga kuqezinjtë, ndërsa gjithë operacioni mund të përfundojë me 42 milionë euro në total, përfshi bonuset.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, thotë se mes palëve ka një akord verbal në këto terma financiarë dhe Christopher Nkunku ka pranuar që të kalojë në Milano me kontratë pesë vjeçare. Pas dy sezonesh në Londër, 27-vjeçari nuk ishte pikë fikse e sulmit dhe kalimi në Serie A do jetë një përvojë e re për të, pasi më herët ka luajtur edhe me PSG e RB Leipzig.
Kujtojmë se në verën e 2023 Christopher Nkunku kaloi nga Leipzig te Chelsea për 60 milionë euro, duke firmosur një kontratë deri në verën e 2029.
Ndërkohë, në orët e fundit të merkatos mund të ketë një tjetër afrim te Milani. Tare po shqyrton pistën Artem Dovbyk nga Roma, por ende palët nuk janë në atë fazë që mund të kemi të reja.
?? EXCLUSIVE: Christopher Nkunku to AC Milan, here we go! Deal verbally agreed in principle between the clubs.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2025
AC Milan and Chelsea are set to prepare documents today, fee will be in the region of €35m with add-ons.
Nkunku said yes to 5 year contract yesterday, as revealed. pic.twitter.com/aAVUkz8TSe
Komente
