Milani avancon me vuajtje në Europa League, jashtë Napoli ndërsa kalojnë në 1/8 edhe Roma, Arsenal e United (VIDEO)

26 Shkurt 2021, 11:40| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 13:19

  • Share

Milani avancon për në fazën e 1/8 të Europa League megjithëse pa fituar. Kuqezinjtë nuk u rikthyen dot tek fitorja pasi barazuan ndaj Crvena Zvezdës 1-1 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit dhe me barazimin 2-2 në sfidën e parë Milani avancon falë golave në fushën kundërshtare.

Kessie kaloi në avantazh skuadrën e Piolit me penallti në minutën e 9-të ndërsa Ben barazoi për serbët në minutën e 22-të.Mes kampionatit dhe kupave Milani ka katër ndeshje pa fituar.

Roma kaloi pa probleme portugezët e Braga pasi e fitoi edhe ndeshjen e kthimit. Verdhekuqtë  triumfuan në “Olimpico” 3-1 me golat e Dzeko, Perez dhe Mayoral.
Napoli ishte skuadra italiane që u eliminua nga Europa League. Napoletanët fituan 2-1 ndaj spanjollëve të Granadas por nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tej.
Nga ekipet angleze Arsenali siguroi një kualifikim të vështirë duke mposhtur 3-2 portugezët e Benficas dhe kap fazën e 1/8. Manchester United barazoi pa gola ndaj Sociedad dhe vijon garën pasi kishte fituar ndeshjen e parë.

Në fazën e 1/8 të Europa League janë kualifikuar edhe Tottenham, Ajax e Shakhtar ndërsa janë eliminuar në mënyrë surprizë Leverkusen, Leicester dhe Hoffenheim./ Përgatiti Andi Kapxhiu
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?