Në "San Siro" Milani fitoi 4-2 kundër Slavias së Pragës në ndeshjen e parë për 1/8 e Europa League. Kuqezinjtë përfituan në minutën e 26-të nga dalja me të kuqe e Diouf, me çekët që mbetën me një lojtar më pak. Duhej Giroud në të 34 minutë për të zhbllokuar gjithçka, teksa miqtë barazuan vetëm dy minuta më vonë me Doudera. Fundi i së parës ishte "zjarr" për djemtë e Piolit që shënuan me Reijnders dhe Loftus-Cheek për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Schranz që shkurtoi shifrat për momentin, para se Leao të shënonte golin e katërt për Milanin. Të enjten që vjen kuqezinjtë udhëtojnë për në Pragë me një rezultat më shumë se të favorshëm dhe janë pranë fazës çerekfinale.
Lajmi kryesor:
Europa League/ Milan, Roma dhe Liverpool 'shkatërrojnë' rivalët, me një këmbë në çerekfinale! Leverkusen shmang humbjen e parë sezonale
S.Dh/ReportTv.al