Tottenham barazoi dje 0-0 në shtëpi kundër Milanit dhe u eliminua nga Champions League. Antonio Conte ka shtyrë çdo diskutim në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se do respektojë kontratën me Spurs.
Mediat angleze nuk kanë dyshime, me italianin që do t'i japë lamtumirën klubit në fundin e sezonit. BBC e konsideron largimin e trajnerit "thjesht një formalitet". Conte në muajt e fundit nuk ka treguar se dëshiron të rinovojë marrëveshjen me Spurs, e cila skadon në qershor të këtij viti.
"Unë e respektoj kontratën dhe në fund të sezonit do të bëhen vlerësimet e duhura me klubin në mënyrën më të qetë dhe unë do të them fjalën time”, tha Conte së fundmi në lidhje me të ardhmen.