Ardon Jashari

Sport

Milani arrin marrëveshjen për Ardon Jasharin, Club Brugge lë të lirë futbollistin për 39 mln euro! Gati testet mjekësore

5 Gusht, 09:26| Përditesimi: 5 Gusht, 16:29

  • Share

Milani pritet të finalizojë transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, nga Club Brugge. Sipas raportimeve nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur për një shumë totale prej 39 milionë eurosh, përfshirë bonuset, pas negociatave të gjata që zgjatën disa muaj (prej qershorit).

Belgët do përfitojnë 39 milionë euro, ndërsa shqiptari do firmos një kontratë për pesë vitet e ardhshme. Vizitat mjekësore priten në orët në vijim. 

Në një kohë kur Luka Modric u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i Milanit, drejtuesit duket se nuk ndalen me kaq. Me ardhjen e kroatit për të sjellë eksperiencë dhe pjekuri, klubi është gati të shtojë edhe energjinë dhe potencialin e Jasharit në mesin e fushës.

Ende asgjë nuk është mbyllur zyrtarisht, por marrëveshja me Club Brugge është gjetur dhe Milani është shumë pranë sigurimit të një tjetër goditjeje në merkato. Pas Samuele Ricci dhe Luka Modric, Tare afron për mesin e fushës edhe Jasharin, duke kompletuar repartin për Allegrin.

Ora 16:14
Club Brugge pranon ofertën e Milanit, Ardon Jashari niset për vizitat mjekësore në Itali

Club Brugge ka pranuar ofertën prej 39 milionë eurosh të Milanit për të lënë të lirë Ardon Jasharin. Mesfushori shqiptar ka marrë "ok" nga klubi beg për të kryer vizitat mjekësore me klubin e Serie A dhe në orët në vijim do niset drejt Milanos.

Pas negociatave të gjata, që nga fillimi i qershorit, Club Brugge është bindur për të lënë të lirë Jasharin, gjë që konfirmohet edhe nga Fabrizio Romano. Kontratë pesë vjeçare për 23-vjeçarin, që shihet si një nga godijet e së ardhmes.

Pas Samuele Ricci dhe Luka Modric, Tare afron për mesin e fushës edhe Jasharin, duke kompletuar repartin për Allegrin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?