Sport

Milani fitore për Championsin, titulli në Angli vendoset javën e fundit

7 Maj 2019, 10:30| Përditesimi: 7 Maj 2019, 10:32

  • Share

Milani nuk gabon në Serinë A, mposht Bolognan 2-1 në “San Siro” në javën e 35-të dhe kap vendin e pestë në renditje tre pikë larg zonës Champions. Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për të luajtur sezonin e ardhshëm në kompeticionin që vlen falë golave të spanjollit Suso dhe Borinit që hedhin në tapet Bolognën.

Ndërsa ky gol i shënuar nga kapiteni Vincent Kompany mund të vlejë titullin kampion për Manchester Cityn. Djemtë e Guardiolës mposhtën 1-0 Leicester dhe ngjiten në krye me 95 pikë një më shumë se Liverpool. Megjithatë titulli në Premier do vendoset në javën e fundit.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?