Milani harron të fitojë, barazon edhe me Empolin, Gattuso: Nuk jemi skuadër e madhe

28 Shtator 2018, 10:09| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 10:12

  • Share

Milani ka harruar të fitojë. Kuqezinjtë e mbyllën 1-1 ndeshjen ndaj Empolit takimin e fundit të javës së 6-të të Serisë A dhe koleksionojnë barazimin e tretë radhazi. Milani i Gattuso-s kaloi shumë shpejt në avantazh me autogolin e Capezzi pas gjuajtjes se argjentinasit Lukas Biglia në minutën e 10-të.

Më pas kuqezinjtë sulmuan dhe e kërkuan golin e dytë por mur u bë portieri i Empolit Terracciano që bëri disa pritje të mrekullueshme. Ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 69-të ku kapiteni i Milanit Romagnoli bën një gafë dhe shkakton penallti të cilën e kthen në gol Caputo dhe Empoli- Milan mbyllet 1-1.

Milani ndjeu mungesën e Higuain ndërsa mbrojtësi i Kombëtares Frederik Veseli luajti ndeshjen e plotë. Tekniku Gattuso është nën presion sepse rezultatet nuk po vijnë dhe ka thënë se Milani i tij ende nuk është një skuadër e madhe. Milani harron të fitojë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Empolin në ndeshjen e fundit të javës së 6-të. Trajneri Gattuso është nën presion dhe ka thënë se Milani i tij nuk është një skuadër e madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?