Granit Xhaka

Sport

Milani i jep 4 milionë euro rrogë Granit Xhakës, pritet miratimi i Leverkusen

23 Qershor, 14:12| Përditesimi: 23 Qershor, 14:21

  • Share

Milani po bën hapa konkretë për të përforcuar mesfushën dhe emri i Granit Xhakës është shumë pranë zyrtarizimit në projektin kuqezi. Mesfushori i Bayer Leverkusen ka dhënë miratimin për transferimin në Milano, ndërsa tashmë pritet vetëm marrëveshja përfundimtare mes klubeve.

Sipas raportimeve të fundit, drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka intensifikuar kontaktet me palët, duke i ofruar nënkampionëve të Gjermanisë një shumë rreth 10 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Arsenalit. Marrëveshja personale me Xhakën është arritur, kontratë deri në qershor 2028 me një pagë prej 4 milionë euro plus bonuse për sezon.

Bayer Leverkusen për momentin nuk ka dhënë miratimin përfundimtar, pasi po përballet me një verë të mbushur me lëvizje të mëdha. Largimet e Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong drejt Liverpoolit, si dhe largimi i mbrojtësit Jonathan Tah drejt Bayern Munich, e kanë detyruar klubin të rishikojë largimet e merkatos.

Ndërkohë, është hedhur poshtë ideja e përfshirjes së mbrojtësit Malick Thiaw në një shkëmbim për Xhakën, me tratativat që aktualisht po trajtohen si dy marrëveshje të ndara.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Granit Xhaka do të vishet kuqezi këtë verë, duke sjellë eksperiencë, grintë dhe personalitet në mesfushën e Milanit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?