Paqueta gjatë një aksioni të Milanit

Milani ia del pa Higuain, mposht Genoa-n dhe ngjitet në vendin e katërt në 'Seria A'

21 Janar 2019, 17:11| Përditesimi: 21 Janar 2019, 17:19

  • Share

Viti 2019 në “Seria A” ka nisur me fitore për Milanin. “Djalli” sot në orën 15:00 në stadiumin “Luiggi Ferrari” ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Genoa-n, e cila nuk arriti të përfitonte nga mungesat e shumta të skuadrës së Gatusso-s. 

Pa Higuain në fushë, i cili pritet të zyrtarizohet te Chelsea, Milani e pati të vështirë të gjente golin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra nga Milano u tregua më këmbëngulëse dhe arriti të prishte ekuilibrat në minutën e 72. Ishte Borini që u aktivizua si zëvendësues ai i cili kaloi topin pas shpinës së portierit Radu. Asisti i mbrojtësit Conte, që duket se ka gjetur ritmin pas një periudhe të gjatë dëmtimi.

Nga ky moment Xhenoa hidhet në sulm, por e pëson nga një kundërsulm i finalizuar nga Susso, që njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Spanjolli fillimisht mori një top të gjatë nga Cutrone dhe më pas goditi saktë nga një kënd i prirët.

Në fund tre pikë të cilët e bëjnë Milanin të ngjitet në vendin e katërt, me 1 pikë më shumë se Roma e vendit të pestë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?