Ardon Jashari

Sport

Milani me ofertë të re për Ardon Jasharin, futbollisti ka zgjedhur kuqezinjtë

2 Korrik, 13:11| Përditesimi: 2 Korrik, 13:19

  • Share

Milani nuk heq dorë nga Ardon Jashari. Mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2002 është kthyer në objektivin kryesor të kuqezinjve për repartin e mesfushës, së bashku me Samuele Riccin e Torinos, me të cilin tratativat po ecin në mënyrë të përshpejtuar.

Për Jasharin negociatat me Club Brugge mbeten më të ndërlikuara, por jo të pamundura. Sipas raportimeve nga mediat belge, Milani është gati të paraqesë një ofertë të re zyrtare prej 30 milionë eurosh plus bonuse, që do ta çonte shifrën totale në rreth 35 milionë euro, pikërisht shuma që klubi belg ka vendosur si prag për ta lënë të lirë lojtarin.

Jashari ka zgjedhur Milanin

Pavarësisht interesit nga klube të tjerë si Dortmund apo disa ekipe angleze, Jashari ka bërë të qartë dëshirën e tij, ai kërkon vetëm Milanin. Futbollisti i kombëtares së Zvicrës i ka komunikuar klubit të tij se dëshiron të realizojë ëndrrën për të veshur fanellën kuqezi dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Brugge të mos e pengojnë transferimin.

Në këtë drejtim, marrëveshja personale me Milanin është arritur prej kohësh, kontratë pesë vjeçare me pagë 2.8 milionë euro neto në sezon. Tani gjithçka mbetet në dorën e klubeve për të mbyllur edhe zyrtarisht transferimin.

Nga tribuna në fushë, ëndrra kuqezi e Jasharit

Dëshira e Jasharit për të luajtur në 'San Siro' nuk është e rastësishme. Që fëmijë ai ka ndjekur Milanin si tifoz, duke qenë i pranishëm në tribuna për sfida të mëdha si ajo kundër Barcelonës. Tashmë ai ëndërron që ngjyrat kuqezi të mos jenë më vetëm të zemrës, por edhe të fanellës që do të mbajë veshur në fushë.

Orët në vijim do të jenë vendimtare për këtë lëvizje, i cili mund të shënojë një tjetër goditje të rëndësishme për Milanin në këtë merkato vere. Kujtojmë se ditë më parë vetë drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, udhëtoi drejt Brugge për të folur nga pranë me klubin që zotëron kartonin e Jasharit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?