Milan dhe Fiorentina në fushë të gjelbërt

Milani mposhtet në 'San Siro' nga Fiorentina, fitore për Napolin dhe Lazio-n

22 Dhjetor 2018, 18:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 19:06

  • Share

Milani i Genaro Gatusso-s është mposhtur sot 0-1 në “San Siro” nga Fiorentina në javën e 17 të “Seria A”. Të pranishmit në stadium prisnin tre pikët nga “djalli” që nuk njeh fitore që prej sfidës me Parmën, por fusha e lojës dha një tjetër verdikt. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, por deri në fundin e pjesës së parë portat mbtetën të paprekura. Në pjesën e dytë Fiorentina u tregua më e saktë dhe kaloi në avantazh me një supergol të Chiesa-n. Të besuarit e Gatusso-s u përpoqën për gati 20 minuta për t’i dhënë një tjetër udhë kësaj sfide, por në fund vërshëllima e trefishtë e arbitrit vulosi tre pikët për ‘vjolët’.

Ndryshe nga Milani, Napoli ka bërë detyrën kundër Spal. Skuadra e drejtuar nga Anchelotti fitoi minalisht 1-0 në “San paolo” falë golit të Albiol. Qendërmbrojtësi spanjoll në ekstremin e pjesës së parë kërceu mbi të gjithë pas një goditje këndi duke realizuar me kokë dhe duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.

Fitore në këtë javë të “Seria A” ka marrë edhe Lazio që në “Olimpico” ka mposhtur 3-1 Cagliarin. Kryeqytetasit i dhanë udhë shumë shpejt sfidës, pasi në minutën e 12 Milinkovic Savic zhbllokoi shifrat. Pak çaste më pas ishte Açerbi që dyfishoi rezultatin, duke i dhënë një goditje të fortë kundërshtarëve. Goli i tretë do të vinte në pjesën e dytë nga Lulic që shfrytëzoi siç duhet një asisit të Immobile-s. Në këtë takim pati pak festë edhe për Kaljarin, që në limitet e kohës së rregullt shënoi golin e nderit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?