Skuadra e Milanit në ndeshjen e fundit

Milani në alarm para Interit, Pioli humbet edhe 2 titullarët veç Leaos

12 Maj 2023, 16:59| Përditesimi: 13 Maj 2023, 17:32

  • Share

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është në telashe për ndeshjen kundër Spezias në Serie A. Pas Bennacer (të lënduar për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë kundër Interit) dhe pritjes për Leaon, Stefano Pioli do duhet të heqë dorë nga Krunic dhe Messias në kuadër të ndeshjes kundër Spezias.

Krunic vuan një dëmtim në gjurin e djathtë, teksa Messias ka një lëndim muskulor. Pritet që pas humbjes 0-2 me Interin në ndeshjen e parë të Champions League, Pioli të bëjë rokadë në ndeshjen kundër Spezias, për të qenë të gatshëm në sfidën e kthimit kundër zikaltërve të martën.

Saelemekers pritet nga minuta e parë, ndërsa De Ketelaere dhe Rebic duhet të zëvendësojnë Diaz dhe Giroud, për t'i lënë këta të fundit të qetësohen. Nesër në 18:00 në transfertë, Milan nuk do e ketë të lehtë kundër Spezias.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?