Problemet me gjykimin në Serie A kanë bërë që Milani të reagojë. Ka qenë drejtori Zlatan Ibrahimovic që në konferencën e prezantimin të Joao Felix ka "rrëmbyer skenën", duke thënë se kërkon më shumë respekt për klubin nga arbitrat.
“Kërkoj vetëm respekt për Milanin dhe për lojtarët tanë”, tha fillimisht suedezi. Drejtuesi kuqezi ka bërë edhe një listë me gabimet, teksa shton se do ankohen.
Zlatan Ibrahimovic ngriti zërin drejt botës së arbitrave duke njoftuar se Milani është gati t'i dërgojë një letër AIA-s (Shoqatës italiane të arbitrave).
Një qëndrim i fortë që vjen pas episodeve të Empolit, por që nuk bazohen vetëm nga mospërjashtimi i Cacace dhe kartoni i kuq i treguar ndaj Tomorit, sepse ka disa episode gjatë sezonit që kanë zemëruar klubin, i cili deri më tani kishte heshtur gjithmonë, por tashmë ka vendosur të flasë.
"Për ne nuk është e pranueshme, ne kemi nevojë për respekt për Milanin. Nuk dua të jem shumë kritik ndaj arbitrit, por nuk është hera e parë që ndodh dhe unë kërkoj vetëm për këtë. Respekt për Milanin dhe për lojtarët", tregoi Ibra.
Suedezi nënvizoi se ka pasur disa precedentë këtë sezon dhe në veçanti këto janë episodet që kanë zemëruar kuqezinjtë:
- Goli i De Ketelaere, kur ai kërceu dhe vendosi të dyja duart mbi Theo, duke e penguar atë të kërcejë, gjë që çoi në reagimin e ashpër të Fonseca-s . Për drejtuesit e lartë të AIA-s, nuk është.
- Faull i Pisillit, teksa rrëshqet në zonën e rreptësisë dhe godet me këmbën e tij drejt Reijnders (Milan-Roma).
- Nuk u akordua penallti për Abrahamin në Cagliari, i cili u godit në kyçin e këmbës nga kundërshtari i tij në zonën e rreptësisë.
- Sërish në Cagliari, goli i parë i sardëve 'u ndot' nga një pozicion jashtë loje nga Luvumbo, i cili ishte në rrezen e portierit në momentin e gjuajtjes së Zorteas.
- Përjashtimi i Reijnders , i cili bëri gjithçka për të shmangur kontaktin me sulmuesin që vraponte drejt portës, në Milan-Udinese.
- Te Empoli, kartoni i kuq për Tomorit, i cili erdhi nga një pozicion jashtë loje i pa sinjalizuar nga asistenti në fillim të aksionit dhe mospërjashtimi i Cacace, i cili u fut në një dyluftim me këmbë drejt te Ualker dhe me topin tashmë larg.
Komente
