Sergio Conceiçao

Sport

Milani sfidohet nga Feyenoord, Conceiçao: Jemi këtu për shkak të defekteve tona

12 Shkurt, 14:27| Përditesimi: 12 Shkurt, 14:28

  • Share

Këtë të mërkurë në orën 21:00 në Rotterdam vendasit e Feyenoord luajnë kundër Milanit në ndeshjen e parë play-off të Champions League. Përpara ndeshjes për mediet trajneri i kuqezinjte, Sergio Conceiçao tha se janë në këtë fazë për shkak të defekteve të treguara.

“Nuk është se kemi shumë zgjidhje. Jemi 15 veta plus Camarda dhe Bartesaghi. Shkak për këtë janë dëmtimet dhe lojtarët jashtë listës. Ne trajnerët duhet të gjejmë zgjidhje.

Leao është i disponueshëm, ka qenë zgjedhja ime që të mos e fillojë me titullarët, por më pas ai hyri mirë dhe e bëri punën e tij dhe është i gatshëm. Për momentin nuk do ta them nëse do të luajë.

Luhet me 11 lojtarë, ekuilibri arrihet me gjithë ekipin. Ibra tha që unë kam dy ekipe, por kam më shumë se dy ekipe me të gjithë sektorin e të rinjve. Duam të bëjmë mirë. Punojmë për ekuilibrin. Nuk është se të kesh shumë lojtarë sulmues të bën të shënosh më shumë gola dhe nëse ke shumë mbrojtës, nuk pëson gol. Ka shumë momente loje dhe ne kemi nevojë për këtë ekuilibër.

Mbrojtja? Unë i llogaris të gjithë lojtarët. Kam katër lojtarë që më japin shumë besim. Çdo çift që luan më jep shumë besim, ata kanë një karakter të mirë. Unë dua një linjë të lartë mbrojtëse, ata e dinë se çfarë të bëjnë dhe çfarë punojmë ne për të përmirësuar. Besimi është për të katërt”, tha trajneri i Milanit.

Ndaj holandezëve trajneri kuqezi duhet të mbështetet edhe një herë te treshja Pulisic, Joao Felix dhe Leao, të cilët do të kenë para Gimenez, ish-in e Feyenoord që sot do ketë rival ish-shokët e disa ditëve më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?