Sport

Milani shërohet plotësisht në Serinë A, Haaland vendos rekord në fitoren e Dortmundit

25 Janar 2020, 09:26| Përditesimi: 25 Janar 2020, 10:01

  • Share

Milani siguron fitoren e tretë radhazi në Serinë A dhe shërohet plotësisht. Në ndeshjen hapëse të javës së 21-të kuqezinjtë edhe pse me shumë vështirësi mposhtën Brescia-n 1-0 në stadiumin “Rigamonti”. Fitorja erdhi falë golit të kroatit Ante Rebic i cili u fut si zëvendësues dhe shënoi gol në minutën e 71-të. Milani fluturon në kuotën e 31 pikëve dhe kap zonën europiane.

Në Bundesligën gjermane Borussia Dortmund siguron fitoren e dytë radhazi. Verdhezinjtë fituan në stadiumin e tyre 5-1 ndaj Këln dhe kapin Bayernin në klasifikim duke qënë tashmë vetëm 4 pikë larg vendit të parë. Guerreiro shënoi golin e parë dhe më pas shënuan Reus e Jadon Sancho ndërsa më pas erdhi momenti i talentit Haaland.

Norvegjezi i futur  në fushë prej pak minutash shënoi një dygolësh në minutat 77-të dhe 87-të duke vulosur fitoren. Erling  Haaland bëhet lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon 5 gola në dy ndeshjet e para dhe një gjë të tillë e ka arritur në vetëm 57 minuta lojë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?