Igli Tare dhe Massimiliano Allegri

Sport

Milani shkarkon Conceiçaon, Igli Tare prezanton Allegrin! Detajet për trajnerin e ri

30 Maj, 10:26| Përditesimi: 30 Maj, 10:28

  • Share

MILANO - Me vetëm 48 orë në detyrë te Milani, Igli Tare ka treguar se është një ekspert për postin e drejtorit sportiv. Shqiptari ia doli të bindte Massimiliano Allegrin të rikthehej pas 11 vitesh në stolin e 'Djallit', ndërsa palët kanë finalizuar gjithçka me firmën në kontratë.

E enjtja e 29 majit ishte e rëndësishme për Milanin, pasi Igli Tare dhe drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani takuan Allegrin për të diskutuar detajet e fundit. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme, me formulën 2+1. Gjithçka duket në rrugë të mbarë dhe prezantimi pritet së bashku me Igli Taren në një konferencë për mediet.

Efekti domino ka filluar, pasi Milani ka shkarkuar trajnerin Sergio Conceiçao duke e falenderuar në kanalet e komunikimit.

"Milan dhe Sergio Conceiçao nuk do ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku sezonin e ardhshëm. Klubi dëshiron të falënderojë Sergion dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që kanë drejtuar ekipin e parë gjatë muajve të fundit. Familja e Milan ndahet nga trajneri që fitoi trofeun e 50-të në historinë e klubit, duke i uruar më të mirat në të ardhmen”, thotë Milan në komunikatën për mediet.

Tanimë nuk ka dyshime se Tare me vetëm pak ditë në detyrë ia ka dalë të zgjidhë problemin e parë dhe më kryesor, atë të gjetjes së trajnerit të ri. Radha është për rinovimet dhe sigurisht punën me trajnerin e ri për afrimet në merkaton e verës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?