Igli Tare dhe Fabio Paratici

Sport

Milani zgjedh drejtorin e ri sportiv, në garë ishte edhe Igli Tare

1 Prill, 14:30| Përditesimi: 1 Prill, 14:31

  • Share

Fabio Paratici është rrugës për t'u bërë drejtori i ri sportiv i Milanit. Gjatë këtyre orëve CEO Giorgio Furlani po takohet në Londër me ish-drejtuesin e Juventusit dhe Tottenhamit për të arritur një marrëveshje totale.

Është profili i 52-vjeçarit ai i zgjedhur nga klubi kuqezi për të forcuar zonën sportive, me Paraticin që ka fituar garën me Igli Taren dhe Tony D'Amico, të lidhur vazhdimisht me Milanin në javët e fundit. Paratici, një ish-mesfushor, e filloi karrierën e tij menaxheriale në Sampdoria me Beppe Marotta, i cili gjithashtu e donte atë te Juventusi.

Më pas, në vitin 2018, me kalimin e Marottas te Interi, Paratici fillimisht mori rolin e drejtorit sportiv dhe më pas atë të CEO-së te 'Zonja e Vjetër'. Ndarja nga bardhezinjtë u bë në maj të vitit 2021.

Paratici, i cili më pas mori rolin e menaxherit të përgjithshëm të Tottenhamit, aktualisht është i ndaluar deri më 20 korrik 2025 për shkak të hetimit të fitimeve kapitale që përfshinë Juventusin (Gjykata Federale e Apelit FIGC e ndaloi atë për 30 muaj).

Tani, pas zgjidhjes me Spurs në prill 2023, mundësia për t'u rikthyer në punë në Itali do të varet nga ai që ta rikthejë Milanin në nivele të larta pas një sezoni katastrofik.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?