Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit

Sport

Milani zyrtarizon dy largime në sulm, Igli Tare premton përforcime

30 Qershor, 15:58| Përditesimi: 30 Qershor, 16:01

  • Share

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e dy sulmuesve nga skuadra e sezonit të fundit. Tammy Abraham dhe Luka Jovic nuk do të jenë më pjesë e kuqezinjve në edicionin e ardhshëm.

Në njoftimin e publikuar nga klubi, theksohet se nuk do të ushtrohet e drejta e blerjes për Abraham, i cili rikthehet te Roma pas një periudhe të shkurtër në “San Siro”. Ndërkohë, kontrata e Luka Jovic e cila përfundoi sot më 30 qershor nuk do të rinovohet. Sulmuesi serb tashmë është lojtar i lirë dhe po shqyrton opsione për të vazhduar karrierën në një destinacion të ri.

Në kampin kuqezi priten ndryshime të rëndësishme në repartin ofensiv. Drejtori sportiv, Igli Tare, në një intervistë të fundit u shpreh se Milani do të firmosë me një sulmues të ri, por me një profil ndryshe nga Santiago Gimenez.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?