Sport

Milanit 'i ikën' fitorja nga duart, Crvena Zvezda barazon në minutat e fundit! Roma bën mirë në Portugali

18 Shkurt 2021, 21:22| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 21:23

  • Share

Barazim 2-2 ka përfunduar ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Milanit e vlefshme për raundin 1/16 të Europa League. Skuadrës italiane i ka shpëtuar fitorja vetëm në minutat e fundit.

Ndonëse me lëvizje të shumta në formacion, duke i lënë lojtarëve të çlodhen përpara derbit me Interin, kuqezinjtë e kontrolluan lojën për pothuajse 90 minuta.

Por kur u mendua se mbaroi gjithçka, vjen dhe goli i barazimit për vendasit në minutën e 93 të takimit. Djemve të Piolit mbeten të favorizuar në ndeshjen e kthimit dhe iu duhet vetëm të ruajnë këtë rezultat.

Për skuadrën serbe kanë shënuar Kanga dhe Pavkov në minutën e 93 ndërsa për skuadrën e Milanit shënuan Hernandez si he një autogol i Crvena Zvesdes.

Në ndeshjen tjetër Roma fitoi pastër 0-2 përballë Bragës me nga një gol në secilën pjesë me Dzeko dhe Marjoral. Ndërsa Manchester United u imponua 4-O ndaj vendasve të Real Sociedad.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?