Moti i keq në Milano

Bota

Milano goditet nga moti i keq gjatë natës, urdhërohen evakuime pranë lumit Lambro! Bashkia aktivizon alarmin portokalli

20 Gusht, 09:17| Përditesimi: 20 Gusht, 09:26

  • Share

Moti i keq ka goditur Milanon në Itali, ndërsa reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe evakuime. Shiu i rrëmbyeshëm dhe rrufetë prekën qytetin pas mesnatës, duke sjellë deri në 55 mm reshje shiu brenda dy orëve. 

Lumi Lambro ka tejkaluar nivelin e paralajmërimit prej 2.40 metrash në zonën e Via Feltre, me një rritje prej 1.70 metrash në vetëm dy orë. Për këtë arsye, u krye evakuimi paraprak i Ceas, qendrës së solidaritetit milanez. Në zonën e Ponte Lambro, Via Vittorini është mbyllur për shkak të rrezikut të përmbytjeve.

Për reshjet e pritshme, Bashkia e Milanos aktivizoi dje një alarm portokalli për stuhi dhe një alarm të verdhë për përmbytje, me masa parandaluese si mbyllja e parqeve dhe riorganizimi i aksesit në institucione si Muzeu i Historisë Natyrore dhe Akuariumi i Qytetit, përmes rrugëve të sigurta.

Rajoni i Lombardisë ka bërë të ditur se moti i keq do të vazhdojë edhe sot, me reshje dhe stuhi që pritet të lëvizin nga jugperëndimi në verilindje. Priten stuhi të tjera të shoqëruara me bubullima, breshër deri mesatar dhe erëra të forta.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?