Foto ilustruese

Bota

Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak

27 Nëntor 2024, 16:05| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 16:08

  • Share

Macerata- Policia italiane në Macerata ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar që banonte në Romë dhe i njohur për precedentët e mëparshëm, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Gjykata e Milanos.

I riu rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për krimet e shfrytëzimit të prostitucionit, të kryera që në muajin mars 2013, deri në shkurt 2015. 

I arrestuari është nxjerrë përsëri në Gjykatë, ku i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor kompetent, me kusht që të mos kryejë krime të tjera, pasi në të kundër do të rikthehet në qeli, shkruan media italiane.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?