Itali- Një 70-vjeçar italian është arrestuar në Kremona të Italisë për veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Operacioni u krye nga Policia e Shtetit më 4 mars dhe lajmi u publikua sot, teksa ndaj të dyshuarit kishte një urdhër kërkimi prej vitit 2021 nga Prokuroria e Milanos.
Sipas informacioneve të publikuara në faqen e Policisë së Shtetit italian, i moshuari, i njohur për organet e rendit për precedentë penalë, ishte dënuar me 5 vjet burg për një tentativë grabitjeje të ndodhur në vitin 2014 në Rho. Pasi u bë i pagjurmueshëm në vitin 2021, ai u zhvendos në Shqipëri për t'i shpëtuar masës kufizuese.
70-vjeçari ishte vendosur në një qytet të vogël në zonën e Crema, ku u zbulua dhe arrestua nga hetuesit, vetëm pak pas kthimit nga Shqipëria.
I shtyrë edhe nga interesa ekonomike, kishte vendosur të kthehej në Itali, duke përdorur mjete të ndryshme transporti për të shmangur kontrollet kufitare dhe ishte vendosur me një të afërm që nuk kishte dijeni për çështjet e tij ligjore, informon media italiane.
Në orët e para të së martës, subjekti u gjurmua dhe u arrestua, teksa më pas u transferua në burgun e Kremonës, për të vuajtur dënimin.
Komente
