Kokaina dhe eurot e gjetura në banesën e dy shqiptarëve

Bota

Milano/ Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë! E akuzonin se u kishte vjedhur kokainën dhe dëmtuar makinën

31 Mars, 16:43| Përditesimi: 31 Mars, 16:45

  • Share

Itali- Karabinierët italianë të Rho kanë arrestuar dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç, të akuzuar për rrëmbim në bashkëpunim dhe plagosje, të një të mituri 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe u shoqërua me skena të dhunshme, teksa autorët janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës, të njohur si trafikues të saj.

Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.

Falë dëshmive të mbledhura, shikimi i imazheve nga sistemi i mbikëqyrjes video dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që viktima - një student i ri - ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët.

I mituri ishte goditur me shkop bejsbolli dhe kërcënuar deri me armë zjarri. Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të "rrëfente" se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit.

Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme, informon media italiane.

Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?