Milatoviç: Dhënia e mandatit për Spajiç-in vendim i duhur, nuk do të flas më për formimin e qeverisë

2 Shtator 2023, 17:32| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 17:33

  • Share

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë se dhënia e mandatit për Milojko Spajiç ka qenë vendim i drejtë, të cilin e ka marrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Pas takimit me kongresmenin amerikan Mike Turner, Milatoviç u shpreh se nuk do të flasë për formimin e qeverisë, dhe se ka të drejtë për qëndrim politik, raportojnë mediat e huaja.

“Përgjegjësia për formimin e qeverisë është e mandatarit dhe subjekteve politike që janë duke negociuar. Unë kam të drejtën e qëndrimit tim politik, të cilin e shpreh në interes dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve malazezë”, tha Milatoviç.

Milatoviç theksoi se tranzicioni demokratik në Mal të Zi është i rëndësishëm dhe se qeveria duhet të jetë korrekte në parimet e përshpejtimit të rrugës drejt BE-së.

“Të vetmet gjëra për të cilat kam pikëpamje të forta janë ato që kanë të bëjnë me parimet dhe mendoj se qeveria duhet të jetë korrekte në parimet e përshpejtimit të rrugës drejt BE-së, Malit të Zi si një partner i besueshëm brenda aleancës së NATO-s, dhe natyrisht një fqinji i mirë në kontekstin e politikës sonë të fqinjësisë së mirë Këto janë tre parimet kryesore të politikës sonë të jashtme”, tha Milatoviç.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?